Edona Llaloshi feston ditëlindjen

Sot është një ditë e veçantë për këngëtaren e njohur kosovare, Edona Llalloshi.
Edona sot feston ditëlindjen, me këtë rast ajo në Instagram ka publikuar një fotografi teksa ka shkruar se nuk e tregon moshën, shkruan rtv21.tv

”26.07. Datëlindja ime! Vitin nuk po ua tregoj. Si mendoni ….. sa vite mbushi sot? Ju Dua”, ka shkruar Edona në Instagram.

Por, duke u bazuar në të dhënat që gjenden në internet Edona sot mbush 43 vjet. Edona Llalloshi ka dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, Doa-n dhe Nur-in.

Edona e cila është me prejardhje nga Prishtina dhe ka studiuar në Fakultetin e Arteve, drejtimi muzikë, numëron hite të shumta, ajo deri më tani ka publikuar mbi 165 këngë dhe mbi 11 albume./21Media
Back to top button