Ekipi i FSK-së u kthye nga Misioni i parë paqeruajtës në Kuvajt
Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës sot është kthyer nga misioni parë paqeruajtës në Kuvajt krahë ushtrisë amerikane.
Zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjeneral major Enver Cikaqi së bashku me shefin e Departamentit të Operacioneve dhe trajnimeve, kolonel Ejup Maqedonci kanë pritur sot në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Gjeneral Cikaqi i përgëzoi pjesëtarët e FSK-së për gatishmërinë dhe u shpreh mjaft krenar për shërbimin që kanë bërë gjatë kësaj periudhe. “Mirë se erdhët në shtëpinë tuaj, e kuptoj qe ka qenë mjaft sfiduese për ju, por ju duhet të ndiheni krenar siç ndihemi edhe ne për ju, pasi ju u bëtë pjesë e historisë së vendit tonë dhe tani për misionet e radhës do jenë shumë më të lehta pasi do mësojmë nga eksperienca dhe vështirësitë në të cilat ju keni kaluar”.
Përveç kolegëve të FSK – së në aeroport kishin dalë edhe familjarë të shumtë të pjesëtarëve të cilët sa ishin krenar po aq ishin edhe të emocionuar për takimin e tyre pas disa muajsh.
Nisja e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në misionin e parë paqësor jashtë vendit, përkatësisht në Kuvajt ishte bërë në mars të vitit 2021./21Media