Mbi 5 mijë e 500 kosovarë mbesin pa patentë shofer

Policia e Kosovës sot ka njoftuar se gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, 5 mijë e 556 shoferëve iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik, ndërsa 13 mijë e 532 shoferëve iu kanë vendosur pikë negative.
“Policia e Kosovës vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve”, thuhet në postimin e PK-së.
Tutje Policia ka apeluar që të respektohen rregullat në trafikun rrugor, pasi që sipas tyre në të kundërtën mund të mbeteni pa patentë shofer!/21Media

Back to top button