Ekskluzive, vajza e Ibrahim Tatlisesit këndon live për RTV21

Vajza e këngëtarit të njohur turk, Ibrahim Tatlises, Dilan, sonte do të performojë në Kosovë-Prishtinë.
Para koncertit, ajo ekskluzivisht për RTV21 këndoi në gjuhën turke.

Paraprakisht, Dilan bëri të ditur se është shumë e emocionuar, sepse ky është koncerti i parë i saj pas dasmës.
Dilan Tatlises u martua me Levend, me të cilin është së bashku që 8 vjet.
Mediat turke e pyetën artisten se ku do ta kalojë muajin e mjaltit, përgjigja e Dilan ishte kjo: Ne kemi një koncert në Kosovë, në fundjavë. Do të shkojmë fillimisht atje pastaj nuk e kemi përcaktuar ende rrugën, por do të shkojmë ku të mundemi.
Ndryshe, intervistën e Dilan Tatlises mund ta shikoni në emisionin In&Out të RTV21./21Media

Back to top button