Tottenham barazon Cityn me pikë pas fitores ndaj Evertonit
Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Tottenhamit dhe Evertonit, me ç’rast sonte tri pikët e plota i ka siguruar skuadra e Antonio Contes.
Tottenhami e ka mposhtur Evertonin si vendas me rezultat solid 2:0.
Fillimisht, rezultatin i pari e ka zhbllokuar sulmuesi Harry Kane, i cili ka shënuar në minutën e 59’ nga penalltia për ta kaluar Tottenhamin në epërsi prej 1:0.
Ndërkaq, golin e fundit të ndeshjes dhe të dytin për Tottenhamin e ka shënuar mesfushori Pierre-Emile Hojbjerg, i cili e ka vulosur rezultatin final 2:0 në minutën e 86’ të ndeshjes.
Me pikët e reja, Tottenhami tani barazohet me pikë me Manchester Cityn, ku zë vendin e tretë në tabelë në kuotën e 23 pikëve, krahas Evertonit që tani renditet në vendin e 14 me 10 pikët të arkëtuara.
Rezultati final, 2:0 në favor të Tottenhamit.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?