Skandali me foto, Bulliqi: Janë eksponentë të LDK-së që dihen kush janë
Kandidati i VV-së për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sonte në RTV21 foli për skandalin me foto që i është bërë atij. Lidhur me këtë çështje, Bulliqi tha janë eksponentë të LDK-së, që siç tha ai, përafërsisht dihen kush janë.
Bulliqi deklaroi se fotogfrafitë janë bërë që ta ulin integritetin e tij. Ai shtoi se këtë çështje ua ka bartur organeve të drejtësisë, shkruan rtv21.tv
Të dielën (14 nëntor), në komunën e Podujevës do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku në balotazh janë Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Ekrem Hyseni nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Në zgjedhjet e 17 tetorit, Shpejtim Bulliqi i LVV ka marrë 44.16% të votave, ndërsa Ekrem Hyseni i LDK-së 44.20% të votave./21Media