Eliza Hoxha sjellë rrugëtimin personal përmes ekspozitës “Paralel”

Ekspozita personale “Paralel” e artistes Eliza Hoxha është hapur mbrëmë nga ora 19:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës.
Eliza Hoxha për RTV21 tha se kjo ekspozitë sjellë rrugëtimin e saj personal.
“Ekspozita është përjetim personal, i krejt asaj periudhe të viteve të 90-ta, edhe si akter që ka qenë pjesë e shkollës së mesme si studente të përjashtuar prej sistemit publik të arsimit, sfidave që i kemi pasë. Në fakt formësimit tim nëpër ato përpjekte kolektive për të qenë të lirë”, u shpreh Hoxha.

Duke theksuar se ky rrugëtim është i rëndësishëm për të sepse i ka iterpretuar pasojat të luftës në mënyrën si i ka parë dhe duke e ngitur zërin për kategoritë të cilat ende janë pengë i pasojave të luftës.
Hoxha në një intervistë për programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë” tha se kjo ekspozitë nisi pa rrymë, dhe u shpreh se njërëzit kanë menduar se “terri” është pjesë e ekspozitës./21Media

Back to top button