EMA shqyrton dozën përforcuese të Pfizerit për fëmijët

Rregullatori i Bashkimit Evropian për barna ka njoftuar se po shqyrton nëse do të autorizojë për përdorim dozën përforcuese të Pfizer/BioNTech për fëmijët 12-15 vjeç.
Ky njoftim erdhi pasi disa shteteve në rajon veçse kanë nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit me doza përforcuese të kësaj grup-moshe, transmeton rtv21.tv..
Agjencia Evropiane e Barnave  (EMA) shtoi se shqyrtimi i dozës përforcuese për adoleshentët 16 dhe 17 vjeç ishte në vazhdim.është në proces e sipër.
Komiteti për vaksina në Gjermani muajin e kaluar ka rekomanduar që të gjithë fëmijët nga mosha 12 deri në 17 vjeç mund të marrin dozën përforcuese, teksa infektimet me koronavirus në mesin e të rinjve janë rritur. Edhe shtete të tjera kanë vepruar njësojë.
ECDC tha se dhjetë shtete të BE-së veçse kanë rekomanduar dhënien e dozave përforcuese për personat nën 18 vjeç./21Media

Back to top button