Instituti Hidrometorologjik i Kosovës sot informoi se nesër do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa të shtunën parashihen të ketë reshje shiu dhe vende-vende kushte për reshje bore.

Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-10 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindje 1-5 m/s.”, bëri të ditur IHMK./21Media