Një 22 vjeçar përfundon në burg

Një 22 vjeçar nga Ferizaj është arrestuar nga Policia e Kosovës sot rreth orës 18:40. Policia ka njoftuar se B.K e kanë arrestuar në shtëpinë e tij në fshatin Dubravë të Ferizajt.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë për veprën penale ‘’ Vjedhje ’’ me dënim burgimi prej gjashtë (6) muajve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës./21Media

Back to top button