Emërohet Bordi për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike

 

Ministria e Shëndetësisë ka emëruar anëtarët e rinj të Bordit për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike.

Pcr emërimin e këtyre anëtarëve ka njoftuar ministri Armens Zemaj, derisa ka thënë se bordi në baza të rregullta do t’i raportojë ministrit.

Emërova anëtarët e rinj të Bordit për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike. Puna e Bordit, kompetencat dhe përgjegjësitë janë të rregulluara me udhëzimin administrativ. Bordi, në baza të rregullta, do t’i raportoj ministrit. Puna e tyre e pavarur, do ta ketë përkrahjen time të plotë”, ka njoftuar Zemaj.

Tutje ai ka thënë se qëllimi i politikave të tyre është fuqizimi i kapaciteteve profesionale dhe shërbimeve mjekësore brenda Kosovës.

Qëllimi i politikave tona është që të fuqizohen kapacitetet profesionale dhe shërbimet mjekësore brenda Kosovës, ashtu sikur jemi shumë të vendosur dhe të përkushtuar për të rritur sasinë dhe cilësinë e shërbimeve ekzistuese”, ka shkruar ai.

Mes tjerash është theksuar se prioriteti i tyre në këtë drejtim është ulja e numrit të pacientëve që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit deri në 50 për qind.

Prioritet në këtë drejtim është ulja e numrit të pacientëve që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit deri në 50%. Kuadrit tonë të shkëlqyer shëndetësor, ju duhen kushte për ta realizuar këtë objektiv. Fondet buxhetore që do të kursehen, planifikojmë t’i shndërrojmë në investime për kuadrin tonë dhe pajisjet moderne. Për këtë prioritet, pres të kem edhe përkrahjen e ekspertëve vendorë e ndërkombëtarë”, përfundon shkrimi i Zemaj.

Back to top button