Italia hap shkollat më 14 shtator, 11 milionë maska falas në ditë

 

Maska sanitare të detyrueshme nga 6 vjeç e sipër për të gjithë nxënësit e shkollave italiane të të gjitha niveleve e në çdo ambient do të jetë rregulli bazë në ciklin shkollor 2020-2021 për t’u mbrojtur nga infektimi e përhapja e Covid 19.

Nxënësit do të mund të heqin maskat vetëm kur të ngrihen në mësim, pra të merren në pyetje nga mësuesit, gjatë orarit të ngrënies në mensën e shkollës dhe gjatë zhvillimit të orës së fiskulturës.

Është parashikuar të shpërndahen 11 milionë maska një përdorimëshe në ditë për çdo nxënës e student e të konsiderueshëm “një armë e domosdoshme për t’u mbrojtur nga virusi”.

Ministria italiane e Arsimit ka hartuar një protokoll masash rigoroze dokumenti final i të cilit do të jetë operativ më 31 gusht nën konsultimin e Komitetit Tekniko shkencor i ngritur pranë qeverisë Conte.

Shkolla do të nisin punën më 14 shtator 2020, dhe për të gjitha shkollat më datë 8 shtator e deri në fund të muajit tetor do të nis shpërndarja e bankave një vendesh e me rrota, të cilat do të mundësojnë distancimin 1 metër nga një nxënës në tjetrin.

Gjithashtu do të shpërndahen 130 mijë litra dizinfektues e higjenizues çdo javë i cili do të jetë i pranishëm në çdo ambient shkollorë.

Në rast se një nxënës rezulton i infektuar nga virusi të gjithë shokët e klasës do të jenë të detyrueshëm të kryejnë karantinimim 14 ditor nën mbikëqyrjen shëndetësore e të vazhdojnë leksionet mësimore online.

Back to top button