Selimi dhe Haradinaj-Stublla takohet me Palmer-in

 

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi bashkë me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, kanë zhvilluar një takim me zv. ndihmës sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Matthew Palmer.

Gjatë këtij takimi, ministrat me Palmer-in kanë diskutuar për intensifikimin e agjendës shtetërore në përafrimin e Kosovës me familjen euro-atlantike, progresin në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe hapjen e një dinamike të re për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese me njohje në kufijtë ekzistues ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Selimi dhe Haradinaj-Stublla kanë vlerësuar lartë kontributin dhe angazhimin e Palmer si dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendin tonë, si aleati më i madh dhe më i rëndësishëm për Kosovën dhe popullin e saj.

Sa i përket procesit të dialogut, Selimi ka theksuar se Kosova është gjithnjë besnike ndaj interesave strategjike të shtetit mik dhe për këtë ka konsideruar se pa bashkërendim dhe garancë të Amerikës, është vështirë arritja e çfarëdo marrëveshjeje të qëndrueshme me Serbinë.

almer, në anën tjetër ka rikonfirmuar mbështetjen e ShBA-së për vendin tonë, duke potencuar se fokus kryesor duhet të jetë arritja e progresit të Kosovës në integrimin e plotë ndërkombëtar, forcimin e shtetit ligjor dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Roli aktiv dhe mbështetja e ShBA-së, si aleate strategjike jona, është e pazëvendësueshme për të mbyllur të gjitha çështjet e hapura me Serbinë“, theksuan dy ministrat në fund të takimit me Palmer.

Back to top button