Kaloni te përmbajtja kryesore

Endriti publikoi një video të veçantë të babait të tij

Djali i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Endriti sot ka publikuar një video të veçantë të babait.
Në instagram, Endrit Thaçi publikoi një video të takimit të Hashim Thaçit me presidentin e ShBA-së, Joe Biden, shkruan rtv21.tv
Djali i Thaçit nuk ka shkruar asgjë krahas videos. Videon mund ta shikoni duke klikuar këtu.

 
Ndryshe, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është akuzuar më 5 nëntor të 2020. Sipas aktakuzës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.
Krimet pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë, përkatësisht në Kukës dhe Cahan.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty./21Media  

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button