Në 20 vjetorin e vdekjes, Smajl Hajdaraj dekorohet me Urdhrin ”Hero i Kosovës”

Presidentja, Vjosa Osmani, sot bëri të ditur se në 20 vjetorin e vrasjes e ka dekoruar luftëtarin e lirisë dhe ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Smajl Hajdarajn me Urdhrin ”Hero i Kosovës”.
Sipas presidentes, ai ishte jo vetëm një politikan i devotshëm, por edhe luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës.
”Liria jonë nuk është e përmbushur pa zbardhjen e vrasjeve politike. Do t`i dalim hakut heroit Smajl Hajdaraj, kur kryesit e veprës të dalin para drejtësisë”, shkroi Osmani në ‘Facebook’./21Media
 

Back to top button