Engel kërkon që të pezullohet anëtarësimi i Serbsë në BE

Engel i shkruan letër Mogherinit

Ligjvënësi amerikan Eliot L. Engel, i ka shkruar letër shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ku ka kërkuar që shqyrtohet pezullimi i anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. “Për fat të keq, më duhet t’ju kërkoj që ta shqyrtoni seriozisht pezullimin e procesit të anëtarësimit të Serbinë në këtë pikë. Për vendin ballkanik, Serbinë, të shmangësh diskutimin dhe pranimin e përgjegjësisë për krimet e luftës, paraqet një problem shumë serioz. Nëse nuk adresohet, kjo mund të çojë në përsëritjen e sjelljes nga e kaluara”, thuhet në letrën e Engel.

Po ashtu ai ka shtuar se Beogradi nuk është i gatshëm të bashkohet me me komunitetin e demokracive të BE-së, nëse sipas tij nuk e pranon plotësisht të kaluarën dhe nëse nuk merr përgjegjësinë për krimet e luftës.

Ky reagim i Engel erdhi pas ish-presidentes Atifete Jahjaga iu ndalua që të merrte pjesë në një festival me emrin “Mirëdita.Dobardan”, ku aty Jahjaga do të mbante një fjalim lidhur me gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë./21Media

Back to top button