Zgjedhen shtetet anëtare të KS në OKB

U zgjedhen pa konukrrencë pesë shtete

Pesë shtete të premten pa konkurrencë janë zgjedhur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së me mandat dyvjeçar si vende anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit. Këto janë Bregu i Fildishtë, Guineja Ekuatoriale, Kuvajti, Peru dhe Polonia.

Asambleja e Përgjithshme, e cila ka 193 vende anëtare, votoi me shumicë që Holanda t’i bashkëngjitet Këshillit të Sigurimit për një vit, duke nisur nga 1 janari 2018.

Pjesëmarrja në Këshillin e Sigurimit është i rëndësishëm, pasi iu mundëson shteteve që të ndikojnë në çështje të rëndësishme për paqen dhe sigurinë në botë.

Back to top button