Kaloni te përmbajtja kryesore

Enver Peci betohet për gjyqtar në Kushtetuese

Gjyqtari Enver Peci sot ka dhënë betimin para Presidentes Vjosa Osmani dhe në prezencë të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gresa Cakaj.
Siç bëhet e ditur në njoftim, Presidentja Osmani e ka uruar Peci për angazhimin e mëtejmë në Kushtetuese dhe ka potencuar rëndësinë e integritetit dhe paanshmërisë së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Kurse gjyqtari Peci është betuar se do t`i qëndroj besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe do t`i respektoj rregullat e etikës profesionale.
Enver Peci paraprakisht ishte kryetar i Gjykatës Superme, ai ka dhënë dorëheqje nga ky post dy ditë më parë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button