Pacolli: I bindur se apeli do ta rrëzojë aktvendimin ndaj Mustafës

Kryetari i Aleanca Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj vendimit për dënimin e Salih Mustafës me 26 vjet burgim.
Sipas Pacollit, Gjykata Speciale nuk duhet të jetë politike.
“Pafajësia e UÇK dhe popullit të saj nuk mund të njolloset. Vendimi i sotëm ndaj Sali Mustafës mu duk pak absurd. Unë jam i bindur qe apeli do ta rrëzoj këtë dhe Sali Mustafa do të shpallet i pafajshëm. Provat e pafajësisë janë të pakontestueshme. Gjykata nuk duhet të jetë politike. Rroftë UÇK-ja”, ka reaguar Pacolli në “Facebook”.
Gjykata Speciale e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 26 vjet burg ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën.
Ai është shpallur fajtor për veprat: vrasje e paligjshme, torturë dhe ndalim arbitrar./21Media 

Back to top button