Erdogan: Ne nuk do ta lëmë Gazën vetëm

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me vizitën e tij në Kazakistan pas një aksidenti tragjik minerar të ndodhur në rajonin Karagandy në Kazakistan.

“Uroj mëshirën e Zotit për vëllezërit tanë kazakë që humbën jetën. Ngushëllimet e mia për të afërmit e tyre dhe gjithë popullin kazak, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, ka deklaruar Erdogan.

Tutje Erdogan reagoi ndaj liderit izraelit, Benjamin Netanyahu, duke i dhënë mesazhin se nuk do ta lënë Gazën vetëm dhe të pafuqishëm kur pyeten për ngjarjet mes Izraelit dhe Palestinës.

“Më lejoni t’ju them këtë, Netanyahu nuk është më dikush me të cilin mund të flasim”, tha ai.

“Ne do të punojmë më shumë për të ndërtuar të ardhmen dhe një botë më gjithëpërfshirëse dhe më të drejtë se sot. Sepse shpresa e botës është epoka turke”.

Back to top button