Erë e fortë në Prishtinë, baneri i bie një veture në xham

Si pasojë e erës së fortë është shkëputur gjysma e një baneri që ndodhet te mbikalimi në Çagllavicë.

Vrojtuesit e lagjes- Prishtinë në “Facebook”, kanë publikuar një video ku shihet se baneri “Liria ka emër” i ka rënë një veturës në xhamin e përparm.

Komuna e Prishtinës sot ka bërë të ditur se erërat po fryjnë me shpejtësi 70 km/h, dhe ka bërë apel qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ecjes në parqe, afër pemëve apo objekteve të larta, pasi ekziston rreziku i rënies së degëve./21Media

Back to top button