Eriksen rikthehet nga lëndimi, Ten Hag: Mendova që e humbëm për tërë sezonin

Christian Eriksen do të rikthehet në skuadrën e Manchester United për ndeshjen e së dielës në Premier Ligë kundër Evertonit, pas rikuperimit nga një lëndim në kyçin e këmbës, për të cilin Erik ten Hag ishte frikësuar që do e detyronte danezin ta humb pjesën e mbetur të sezonit.

Një ndërhyrje e Andy Carroll, gjatë fitores së United 3:1 ndaj Reading në FA Cup më 28 janar, e la Eriksen të lënduar, dhe që nga ajo kohë ai nuk është paraqitur për skuadrën e Ten Hag.

Eriksen ka qenë një nga lojtarët kyç për United para lëndimit të tij, duke bërë shtatë asistime dhe duke shënuar një gol në 19 paraqitje në Premier Ligë.

Mendohej se Eriksen do të mungonte për tre muaj, dhe edhe pse Ten Hag është i gëzuar që ylli danez është rikthyer nga lëndimi, trajneri i United ende është i mërzitur me mënyrën se si lëndimi u shkaktua.

“Isha tejet i zemëruar për atë ndërhyrje. Ishte me të vërtetë një ndërhyrje dhe një lëndim i keq. Mendova se e humbëm atë për të gjithë sezonin. Ai është rikthyer para kohës dhe ne jemi tejet të lumtur me këtë gjë”, tha Ten Hag.

Rikthimi i Eriksen padyshim është një lajm tejet i mirë për Ten Hag, por ky i fundit nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, Luke Shaw për ndeshjen kundër Evertonit të Sean Dyche.

Back to top button