Ezra Miller rrezikon deri në 25 vjet burgim

Ezra Miller është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat për vjedhje pasi dyshohet se ka hyrë në një shtëpi dhe ka vjedhur alkool.
Aktori i “Flash” u shfaq nga distanca në një seancë në Gjykatën Penale të Bennington të hënën.
Për këtë akuzë, ai mund të dënohet deri në 25 vjet burgim.
30-vjeçari akuzohet se ka shkuar në shtëpinë e një fqinji pa leje ndërsa ata ishin jashtë dhe ka vjedhur shishe me alkool.
Avokatja Lisa Shelkrot tha në një deklaratë se klienti i saj “pranoi kushtet e vendosura nga Gjykata”.
Në gusht, ylli i Justice League dhe Fantastic Beats filloi trajtimin për “çështje komplekse të shëndetit mendor”, dhe gjithashtu lëshoi ​​një deklaratë duke kërkuar falje për ata që ka mërzitur me sjelljen e tij.
Aktori u arrestua në Haëaii në fillim të këtij viti në dy raste të ndryshme dhe më vonë u akuzua për sjellje të çrregullt, ngacmim dhe sulm të shkallës së dytë./21Media

Back to top button