Escobar takoi Vuçiqin, diskutuan për çështjet e hapura në dialogun Kosovë-Serbi

I dërguari i Posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit të djeshëm me krerët e Republikës së Kosovës, sot ka takuar Presidentin serb, Aleksandar Vuciq.
Siç ka bërë të ditur Presidenca serbe, Escobar ka zhvilluar bisedime për ngjarjet aktuale e çështjet e hapura në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Serbia si shtet serioz, i besueshëm dhe i përgjegjshëm, vazhdon luftën e saj për ruajtjen e popullit dhe vendit të saj duke bërë përpjekje maksimale në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe progresit në të gjithë rajonin”, është bërë e ditur në njoftim.
Ndryshe, dje i dërguari i Posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë, është çështje javësh.

Back to top button