Gra të prekura nga kanceri i gjirit marrin pjesë në seancën e Kuvendit

Një grup i grave të prekura me kancer të gjirit nga programi “Race for the Cure Kosovo 2022”, janë prezente në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.
Kur kryeparlamentari Konjufca tha se në sallën e Kuvendit janë edhe këto gra të guximshme, të gjithë u çuan në këmbë dhe duartrokitën.
Ato shpërndanë shalla e fjongo, simbole të kësaj sëmundjeje.
Kanceri i gjirit, është sëmundja që u merr jetën miliona grave kudo në botë. Për të luftuar këtë sëmundje, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur muajin tetor, si muajin e luftës kundër kancerit të gjirit. Me një fjongo rozë dhe me më shumë vëmendje ndaj këshillave të mjekëve, mund të shpëtohen jetë.
Muaji i vetëdijesimit të Kancerit të Gjirit ndihmon në rritjen e vëmendjes dhe mbështetjes për vetëdijen, zbulimin dhe trajtimin e hershëm, si dhe kujdesin për këtë sëmundje.
Statistikat tregojnë se përhapja e kancerit të gjirit është 1 në 8 femra. Simptoma e parë e dukshme që shfaq kanceri i gjirit është një gungë që ndihet ndryshe nga pjesa tjetër e indeve të gjirit.

Back to top button