Eskobar për dialogun Kosovë-Serbi: Çdo gjë që të zbatohet përmes dialogut duke mos prekur sovranitetin, integritetin dhe funksionalitetin e Kosovës

I dërguari i posaçëm i SHBA-vë për Ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar, në “Forumin e Prespës” foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Ai tha se BE-ja po ndërmjetëson dialogun, ndërsa ka mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve, duke potencuar se vetëm nëpërmjet dialogut mund të zhbllokohet edhe potenciali për rrugën e tyre evropiane. Eskobar përmendi edhe marrëveshjen për Asociacionin, ku theksoi se marrëveshja duhet të zbatohet sepse kështu janë dakorduar të dyja palët.
TV21: Lidhur me dialogun Kosovë Serbi, janë mbi 30 marrëveshje të nënshkruar, shumë prej të cilave nuk po zbatohen, një prej të cilave asociacioni i komunave me shumicë serbe. Zoti Pallmer vitin e kaluar tha se kjo marrëveshje duhet të zbatohet nga autoritetet e Kosovës, në Kosovë ka mjat diskutime nëse kjo është kushtetuese apo jo, si mund Perëndimi të bëjë Kosovën të besoj në atë që ka nënshkruar?
Escobar: Kjo është një pyetje shumë e komplikuar. BE që ndërmjetëson dialogun, dhe ka mbështetjen e fuqishme të SHBA-së,do të zhbllokoj potencialin e rajonit, rrugën e Serbisë drejt BE-së dhe të ardhmen e Kosovës. Qëllimi është përfshirja brenda strukturave të BE-së. Dhe brenda këtij dialogu ka shumë çështje teknike dhe pragmatike që duhet të zgjidhen, si energjia, personat e zhdukur, dokumentet e udhëtimit e të tjera. Dialogui i udhëhequr nga BE-ja është formati në kuadër të të cilit duhet të zgjidhen këto çështje. Arsyeja pse duhet të zbatohet marrëveshja për asociacionin është sepse ashtu janë dakorduar palët. Kështu që duhet të shikuar si do të duket kjo brenda kontekstit të asaj se si duken  marrëveshjet e tjera të ngjajshme në Evropë. P.sh është një asociacion i komunave me shumicë serbe në Kroaci por që I panevojshëm tani më, pasi vendi është pjesë e BE-së.
Qendrimi ynë është që çdo gjë që zbatohet përmes dialogut të mos e prek sovranitetin, integritetin territorial apo funksionalitetin e Kosovës. Synojmë që procesi i dialogut të përfundoj shumë shpejt, nuk duam që ai të zgjas edhe një dekadë tjetër, ndoshta gjatë mandatit të Llajçakut.
TV21: Po sa i përket ndikimit rus në rajon?
Escobar: Kemi folur shumë për ndikim malinj të Rusisë …/21Media

Back to top button