“Esmeri” martohet për herë të dytë

Aktori turk, Saruhan Hünel që në Kosovë u bë i njohur me rolin e “Esmerit” nga seriali “Vitet e humbura”, po martohet për herën e dytë.

52 vjeçari i propozoi të dashures së saj Rabia Öztürk gjatë pushimeve që po i kalojnë në Bodrum.

Thuhet se çifti, i cili zgjodhi Bodrumin për muajin e mjaltit, do të bëjë një martesë verën e ardhshme.


Kujtojmë se, “Esmeri” nga viti  2003 deri në 2010 ishte i martuar me Sergin Akyaz.
“Vitet e humbura” ishte një ndër serialet turke që ka arritur nivele të larta të shikueshmërisë në kohën kur është transmetuar, për publikun shqiptarë ky serial u transmetua në ekranin e RTV21.
Në këtë serial tregohet historia e tre fëmijëve jetim, të cilët bëhen shtyllë mbështetëse për njëri-tjetrin, deri në momentin kur fati i ndan dhe jeta e tyre merr kahje tjetër./21Media

Back to top button