“EUREKA 7” sfidon afro 2000 nxënës nga e gjithë Kosova

Mbahet gara e inteligjencës “EUREKA 7”

Sot nga ora 11:00 në shumë komuna të Kosovës mbahet edicioni i shtatë i garës së inteligjencës “EUREKA 7”.

Gara organizohet nga Gjimnazi “Hasan Nahi” dhe do të mbahet në të gjithë Kosovën, në shkollat e përcaktuara nga komunat përkatëse dhe përkrahet nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit.

Gara “EUREKA 7” sfidon afro 2000 nxënës nga e gjithë Kosova, të përzgjedhur nga klasat e 9-ta nga më se 26 komuna të ndryshme të Kosovës.

Në mesin e 2000 nxënësve do të përzgjidhen 250 finalistë ku do të garojnë në fazën finale të Garës “EUREKA”, e cila do të mbahet më 21 mars 2019 në ambientin e Gjimnazit “Hasan Nahi” në Prishtinë.

Back to top button