Eurodeputeti gjerman pas dhunës në Kuvend: Në prill ua miratuam heqjen e vizave

Deputeti gjerman i Parlamentit Europian, Martin Sonneborn, ka reaguar për përleshjet fizike midis deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës me anëtarët e Qeverisë gjatë seancës plenare më 13 korrik.

Në Twitter, Sonneborn ka shpërndarë një video nga momenti i dhunës, teksa ka kujtuar se Bashkimi Europian e ka miratuar liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Në prill, Parlamenti i BE-së hapi rrugën për Kosovën: Mirë se vini në zonën Shengen nga 1 janari 2024! (Seanca e Kuvendit me Kryeministrin Albin Kurti, 13 korrik 2023)”, ka shkruar Sonneborn./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button