Eurovision 2023 do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar

Është konfirmuar se konkursi i Këngës “Eurovizion 2023” vitin e ardhshëm do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar.
Organizatorët e shfaqjes vendosën se ngjarja nuk mund të mbahej në vendin fitues, Ukrainë, për shkak të luftës së vazhdueshme pas pushtimit të Rusisë.

Mbretëria e Bashkuar doli e dyta këtë vit, kështu që bisedimet u hapën me BBC.

“Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë të BBC që treguan solidaritet me ne”, tha Mykola Chernotytskyi, kreu i transmetuesit publik të Ukrainës, UA:PBC.
Nuk dihet ende se cili qytet do të jetë mikpritës, por qytete duke përfshirë Glasgow dhe Manchester kanë shprehur interesim, shkruan BBC.
Mbretëria e Bashkuar ka një numër vendesh me arena të përshtatshme, akomodim dhe lidhje transporti ndërkombëtar.

Leeds, Liverpool, Newcastle, Birmingham, Aberdeen, Londër, Brighton, Bristol, Belfast dhe Cardiff gjithashtu mund të jenë në garë ndër të tjera.

Qytetet do të duhet të provojnë se kanë objektet e duhura dhe të kalojnë një proces tenderimi, i cili do të fillojë këtë javë.

Ukraina do të kualifikohet automatikisht në Finalën e Madhe, siç ndodh zakonisht për fituesin, së bashku me të ashtuquajturën ‘Big Five’, e cila përfshin Mbretërinë e Bashkuar.

UA: PBC do të punojë me BBC për të zhvilluar elementë ukrainas të shfaqjes./21Media

Back to top button