Evertoni e Liverpooli ndajnë pikët, notat e lojtarëve

Gjiganti anglez, Liverpool, po vazhdon të ketë formë të luhatshme sa i përket rezultateve, ku sot barazoi pa gola me rivalin lokal, Evertonin.
Përgjatë 90’ minutave lojë në stadiumin “Goodison Park”, Liverpooli dështoi të thyej mbrojtjen e Evertonit, ku ndeshja përfundoi pa fitues, 0:0.
Lojtarët më në formë në ndeshjen e sotme ishin padyshim gardianët e portave, ku Pickford dhe Alisson prodhuan paraqitje fantastike për të mbajtur portat e paprekura.
Ndërkaq, sulmuesit nuk ishin në ditën e tyre më të mirë, pasi që dështuan që ta gjenin golin, i cili mund të kishte rezultuar i fitores në këtë ndeshje.
Sa i përket notave të lojtarëve, ato i gjeni më poshtë.
Everton
Pickford (9/10), Patterson (7/10), Conor Coady (7/10), James Tarkowski (6/10), Vitaly Mykolenko (7/10), Tom Davies (6/10), Amadou Onana (7/10), Alex Iwobi (5/10), Demarai Gray (6/10), Neal Maupay (5/10), Anthony Gordon (6/10)
Liverpool
Alisson (9/10), Alexander-Arnold (5/10), Virgil Van Dijk (6/10), Joe Gomez (6/10), Tsimikas (5/10), Fabinho (6/10), Harvey Elliot (7/10), Fabio Carvalho (5/10), Mohamed Salah (5/10), Darwin Nunez (6/10), Luis Diaz (6/10)
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button