Nuk iu bind urdhërit policor, arrestohet 29 vjeçari që po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm

Një 29 vjeçar u arrestua në Elbasan, i cili nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin transportonte 5 emigrantë të paligjshëm.
Policia e Shtetit informoi se 29-vjeçari, banues në Tiranë, ishte përsëritës i veprave penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.
29-vjeçari i arrestuar, sipas Policisë ishte i dënuar më parë, në Angli, për disa vepra penale.
“Në aksin rrugor Elbasan – Peqin, shërbimet e Policisë i kanë bërë shënjë ndalimi automjetit tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin E. P., i cili nuk e ka ndaluar automjetin, por ka tentuar të largohet me shpejtësi dhe për pasojë ka dalë nga rruga kryesore.
Pas ndekjes nga Policia, ky shtetas është ndaluar së bashku me automjetin që drejtonte, me të cilin po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, me qëllim kalimin drejt vendeve të BE-së.”, bëri të ditur Policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”./21Media
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button