Familjarët e gjejnë të pajetë të afërmin e tyre në banesë, dyshohet kontakti me energjinë

1 min read

Një trup i pajetë është gjetur sonte në një banesë në Pogradec. Dyshohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur disa ditë më parë.

Familjarët pasi e kanë kostatuar kanë njoftuar Policinë dhe trupi është çuar për ekzaminim në morg nga ku pritet të dalë dhe arsyeja e vdekjes.

“Mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:15, në lagjen nr. 5, Pogradec, në banesë, është gjetur nga familjarët e tij, i vdekur dhe pa shenja dhune, shtetasi K. H., rreth 72 vjeç, i cili jetonte i vetëm dhe vuante nga sëmundje të brendshme.”, ka njoftuar Policia.

Por, sipas familjarëve shkak mund të ketë qenë kontakti me energjinë. Ndërkohë, Policia po heton për të ndriçuar më tej ngjarjen./Oranews