Robert De Niro nderon Anne Heche: Ishte aktore e mrekullueshme

Robert De Niro ka nderuar Anne Heche pasi ajo ndërroi jetë në moshën 53-vjeçare.
Ikona e Hollywoodit luajti së bashku me aktoren në satirën politike të vitit 1997 “Wag the Dog” dhe ai i ka bërë një nderim pas vdekjes tragjike.
“Jam shumë i trishtuar kur dëgjova për vdekjen tragjike të Anne Heche. Ajo ishte një aktore e mrekullueshme dhe më pëlqeu jashtëzakonisht të punoja me të në “Wag the Dog”. E trishtuar!”, tha 78-vjeçari në një deklaratë për Entertainment Tonight.
Heche u nda nga jeta të premten, disa ditë pasi u përfshi në një aksident automobilistik.
Ish-i i Heche-s, prezantuesja e emisioneve të bisedave, Ellen DeGeneres, gjithashtu ka nderuar aktoren.
“Kjo është një ditë e trishtuar. Unë po u dërgoj fëmijëve, familjes dhe miqve të Anne të gjithë dashurinë time”, shkroi ajo në Twitter.

Back to top button