Sukseset e këngëtares shqiptare, Annella në Danimarkë

Këngëtarja shqiptare, Annella jeton në Danimarkë dhe ka zhvilluar një bisedë virtuale në emisionin e mëngjesit ”Për ditë të mbarë”, ku ka folur më shumë rreth jetës së saj profesionale.
”Je vetëm ti”, quhet kënga e parë e Anellës në gjuhën shqipe. Artisjta ka treguar se këngën e saj të dytë në gjuhën shqipe do ta publikoj në prill të vitit të ardhshëm.
Këngëtarja ka treguar në formë shakaje se gjuhën shqipe e ka pasur me patjetër ta mësoj sepse nëna e saj i ka thënë ”duhesh me fol shqip, nëse nuk fol ta jepi shuplakë”.
Si çdo artist tjetër edhe Annella në veprat e saj muzikore përfshin pak nga jeta e saj personale.
Annella ka treguar që e ka pasur një përkrahje shumë të madhe edhe nga producentët në Danimarkë për realizimin e këtij projekti në gjuhën shqipe.
Artistja ka treguar se shqiptarët në Danimarkë e kanë përqyer shumë këngën madje e kanë krahasuar artisten me James Bond-in.

Artistja shqiptare ka treguar se veprimtarinë e saj muzikore e zhvillon në Amerikë, mirëpo për shkak të virusit korona jeton dhe realizon në Danimarkë.
Intervistën e plotë të Annellës mund të shikoni këtu./21Media

Back to top button