”Fatmirësisht po shkojmë në zgjedhje”, Kasapolli: Qeveria si “Big Brother” dy emra, dy arsye

(Lajm i përditësuar)

Kasapolli: Shpresoj që Gjykata do të marrë një vendim të shpejtë, i cili nuk do t’i përshtatet agjendës së Kurtit

Analisti politik Gëzim Kasapolli ka deklaruar se nëse vendi nuk arrin të zgjedhë presidentin, situata mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese, duke theksuar nevojën për një vendim të shpejtë dhe të paanshëm.

Ai shprehu shpresën që Gjykata Kushtetuese të veprojë pa u ndikuar nga agjendat politike.

“Nëse s’do ta kemi një president, besoj që do të shkojmë në një proces që do të merremi me Gjykatën Kushtetuese. Shpresoj që Gjykata Kushtetuese do të marrë një vendim të shpejtë, i cili në një formë nuk do t’i përshtatet agjendës së Kurtit, dhe që partitë opozitare nuk besoj që kanë pasur kauzë më të fortë se ndalimi i shkatërrimit të shtetit”, tha Kasapolli.


Analisti politik Gëzim Kasapolli në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se vendi po shkon drejt zgjedhjeve, duke e cilësuar këtë zhvillim si të domosdoshëm në rrethanat aktuale politike.

Ai u shpreh kritik ndaj qeverisë në detyrë, duke theksuar se vazhdimi i saj do të ishte, sipas tij, fatkeqësia më e madhe për vendin. Kasapolli përdori edhe një krahasim metaforik për të përshkruar situatën politike.

“Fatmirësisht po shkojmë në zgjedhje. Fatkeqësia më e madhe është vazhdimi i kësaj qeverie, tamam si ‘Big Brother’, dy emra, dy arsye. Ka filluar mbrapsht dhe do të përfundojë mbrapsht, ka qenë njëjtë i keq”, tha Kasapolli./RTV21/21Media

Back to top button