Peci: “Maskaradë”, zyra e presidentit u keqpërdor dhe u kaluan kufijtë 

(Lajm i përditësuar)

Peci: “Maskaradë”, zyra e presidentit u keqpërdor dhe u kaluan kufijtë 

Lulzim Peci nga KIPRED, në emisionin “Click” në RTV21, ka kritikuar mbajtjen e konferencës së Albin Kurtit me kandidaten e VV-se persidnete Feride Rushtin në zyren e presidentes, këtë Peci e ka cilësuar si keqpërdorim të institucionit të presidencës.

Ai tha se zhvillimi i kësaj ngjarjeje në Zyrën e Presidentit përbën, sipas tij, një devijim nga praktikat institucionale dhe një tejkalim të kufijve të funksionimit shtetëror.

“Kjo maskaradë përfundoi në mënyrë shumë të turpshme me keqpërdorimin flagrant të Zyrës së Presidentit të Kosovës. Kësaj konference nuk i takonte të mbahej aty, atëherë me këtë veprim u tregua një qasje që cenon institucionet. Kjo konferencë është dashur të mbahet në Kuvend, në zyrat e VV-së ose në selinë e saj, pasi bëhet fjalë për kandidatin e tyre”, tha Peci.

Tutje Peci ka shtuar se ”Kjo çka u bë sonte është ajo se çka e ka pasur qëllim Kurti, është delvalvimi i zyrës dhe institucioneve të Presidencës”.


“E shkëlqyeshme, por jo për presidente”, Peci: Feride Rushiti besoj e ka matur veten për këtë punë

Lulzim Peci nga KIPRED, në emisionin “Click” në RTV21, ka komentuar kandidimin e Feride Rushitit për presidente  duke shprehur rezerva për profilin e saj në raport me fushat për të cilat është diskutuar.

Ai theksoi se, sipas tij, Rushiti ka ekspertizë në punën e saj aktuale, por jo domosdoshmërisht në fusha të tjera të ndërlidhura me funksionin e përmendur.

“Feride Rushiti, i din meta punët e veta edhe ajo se di qysh e ka mat veten për këtë punë, nuk do t’i hynte asaj pune. Biografinë nuk e ka që në këto dy fusha mundet me i mbulu me kompetencë. Ajo mundet me qenë e shkëlqyeshme, por në këto dy sene, që besoj që janë problematike për dikë tjetër, nuk i ka”, tha Peci.


Peci: Maskarallëk i paparë në procesin për presidentin, zgjedhja po kthehet në “lojë pokeri”

Lulzim Peci nga KIPRED, në emisionin “Click” në RTV21, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së zhvillimit të procesit për zgjedhjen e presidentit, duke e cilësuar atë si një situatë të papranueshme dhe të paprecedentë në vend.

Ai kritikoi qasjen e ndjekur nga akterët politikë, duke thënë se një proces kaq i rëndësishëm shtetëror po degradohet në forma të papërgjegjshme dhe joserioze.

“Kësi maskarallëku me ndodh ende nuk kam parë, ende nuk kam dëgjuar, edhe mos pafshim kurrë më, ma taksirat që ka ndodh në vendin tonë. Prurja e zgjedhjes së kreut të vendit në një formë si me lujt llotari, po luajmë poker ose kush i qel letrat i pari e i dyti, kjo është bërë me një qëllim”, tha Peci./RTV21/21Media

Back to top button