Faturat e ngrohjes mund t’i paguani edhe në Postë

 

“Termokos” ka njoftuar se ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Postën e Kosovës, me të cilën autorizohet inkasimi i pagesave të ngrohjes nëpër të gjitha sportelet e Postës së Kosovës.

Kjo sipas Termokosit është bërë me qëllim të lehtësimit të bashkëpunimit dhe në përpjekje, që shërbimet e tyre të jenë sa më afër konsumatorëve të tyre.

“Në saje të kësaj marrëveshje, që ka hyrë në fuqi nga 01.06.2020, konsumatorët tanë mund të paguajnë faturat e ngrohjes në të gjitha sportelet e Postës pa kurrfarë provizioni. Ftojmë konsumatorët tanë, që të shfrytëzojnë këtë shërbim të ofruar nga Posta e Kosovës, gjë që shpresojmë se do të ndihmojë ata të shlyejnë borxhet, që mund të jenë grumbulluar deri më tani”, është bërë e ditur në njoftim.

Back to top button