FC Shkupi-Ballkani, fituesi siguron rreth 4 milionë euro mjete financiare

Para ndeshjes së sotme, drejtori sportiv i FC Shkupit, Omer Bunjaku dhe ai i Ballkanit, Nderim Nexhipi konfirmuan se fituesi i ndeshjes mes dy klubeve do të merr rreth 4 milionë euro nga Liga e Konferencës, shkruan TV21

Kampioni i Kosovës dhe ai i Maqedonisë së Veriut sot do të zhvillojnë ballafaqimin e parë ndërmjet vete në kërkim të një vendi në fazën e grupeve të garës evropiane, Liga e Konferencës.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “National Arena” në Shkup me fillim nga ora 21:00, ndërsa
gjyqtar kryesor i takimit do të jetë norvegjezi Kristjanson./21Media

Back to top button