Borrell: BE nuk do ringjallje të tensioneve. palët të kenë përgjegjësi në terren

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, tha takimi në Bruksel është thirrur pas zhvillimeve kryesisht negative në terren dhe rritje të tensioneve në veri të Kosovës.
Ky takim, sipas tij, kishte të bënte me përgjegjshmërinë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në kërkim të zgjidhjeve në mirëbesim, për të bërë përpjekje drejt paqes dhe stabilitetit që të mbizotërojnë në këtë pjesë të Kosovës, shkruan rtv21.tv
“Kjo ka ndodhur në momentin kur jemi në një kohë kritike, e shohim kthimin e luftës në kontinentin tonë, pas invazionit rus në Ukrainë. Ballafaqohemi me një moment dramatik dhe mjaft të rrezikshëm për kontinentin tonë. Ky nuk është momenti për rritje të tensioneve, është koha për të kërkuar zgjidhje dhe për të zgjidhur probleme afatgjate”, tha ai, derisa potencoi se BE-ja nuk dëshiron të shoh ringjallje të tensioneve dhe se palët duhet të kenë përgjegjësi për çdo gjë që ndodh në terren.
Megjithatë ai përsëriti se do të zhvillohen takime të tjera, në kërkim të një zgjidhjeje deri më 1 shtator, kur edhe kalon afati i shtyrjes së masave të reciprocitetit me targa dhe letërnjoftime./21Media

Back to top button