FC Shkupi mund të luaj me Ballkanin e Kosovës në “Play-Off”

Ashtu edhe siç paralajmëruam gjatë ditës së djeshme, ashtu edhe ndodhi. Goglat deshën që FC Shkupi në ndeshjet e “play-off” të Ligës së Konferencës, për kundërshtarë të mundshëm të ketë skuadrën kampione të Kosovës, Ballkanin.
Dy skuadrat kampione shqiptare njëra me tjetrën do të përballeshin, vetëm nëse FC Shkupi do të humbiste ndeshjen e turit të tretë eliminatorë të Ligës Europa përballë Shamrok Rovers, ndërsa në anën tjetër Ballkani do të eliminonte kundërshtarin nga Ishujt Faroe, Klaksvik në turin e tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës.
Ndeshja e parë mes dy skuadrave shqiptare do të zhvillohej në Shkup me datë 8 gusht,  ndërsa ajo kthyese në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri” me 15 gusht.

Back to top button