Pelosi: Ne nuk do ta braktisim Tajvanin

Kryetarja e Dhomës së ShBA-së, Nancy Pelos gjatë vizitës së saj në Tajvan, është takuar me presidenten Tsai Ing-wen, vizitë kjo që u dënua me tone të ashpra nga Kina.
Pelosi, deklaroi se delegacioni i saj kishte ardhur për ta bërë “të qartë” se SHBA nuk do ta “braktisnin” ishullin, transmeton rtv21.tv.
“Sot delegacioni ynë, për të cilin jam shumë krenar, erdhi në Tajvan për të bërë të qartë se ne nuk do të braktisim angazhimin tonë ndaj Tajvanit dhe jemi krenarë për miqësinë tonë të qëndrueshme. Tani, më shumë se kurrë, solidariteti i Amerikës me Tajvanin është vendimtar. Dhe ky është mesazhi që ne po sjellim këtu sot”, ka thënë ajo.
Pelos është politikania më e lartë amerikane në 25 vjet që vizitoi Tajvanin./21Media
 

Back to top button