Federata e Xhudos pajiset me 448 m2 tatami në vlerë prej 21 mijë eurove

Federata e Xhudos së Kosovës ka noftuar  se ka pranuar nga Federata Evropiane e Xhudos 448 m2 tatami që ka vlerën e mbi 21 mijë eurove.

Ky tatami do të përdoret për Kampionatin e Hapur Evropian të Xhudos që do të mbahet në Kosovë më 16 dhjetor 2023, për herë të parë në histori.

”Një falenderim nga zemra për Federatën Evropiane të Xhudos (EJU) që ka dhuruar 448 m2 tatami, me vlerë 21,627.30€ për Kampionatin e Hapur Evropian të Xhudos që do të mbahet në Kosovë më 16 dhjetor 2023, për herë të parë në histori. Ju ftojmë të gjithëve të na bashkoheni në këtë ngjarje historike, të ndjekni nga afër top xhudistët/et më të mirë/a në Evropë teksa garojnë për titullin e kampionit/es”, thuhet në njoftimin e Federatës./21Media

Back to top button