Pas aksidentit në Ferizaj, ndalohet për 48 orë një person

 

 

Katër persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Ferizaj –Shtime, në fshatin Koshare.

Në lidhje me këtë, një person është ndaluar sot për 48 orë nën dyshimet se ka kryer veprën penale rrezikimi i trafikut publik, kështu ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj./21Media 

Back to top button