Fehmi Kupina zgjedhet kryesues i Asamblesë së Prishtinës

Në raundin e tretë, Fehmi Kupina nga LDK-ja arriti të zgjedhet kryesues i kuvendit të Komunës së Prishtinës.
Të pranishëm në sallë ishin 42 asamblist, prej tyre kanë votuar 25 asamblistë sa morën pjesë në votim, Kupina mori 25 vota.
Ai është zotuar për punë e përgjegjësi.
“Plani ynë është i qartë. Qytetari i Prishtinës do të jetë kryefjala e çdo zhvillimi. Bashkë do t’i zgjedhim projektet e do t’i mbikëqyrim bashkë. Bashkë do t’i gëzojmë”, ka thënë Kupina.
AAK dhe AKR nuk ishin prezent në sallë për votimin e kryesuesit të LDK-së.
Vazhdimi i mbledhjes pritet të nis në orën 13:30 për themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Kujtojmë se më 14 nëntor, në rundin për balotazh, është zgjedhur kryetar i Prishtinës, Përparim Rama. /21Media

Back to top button