Fejohen Kourtney Kardashian dhe Travis Barker

Kourtney Kardashian është fejuar me të dashurin Travis Barker. Kardashian e ka konfirmuar lajmin emocionues në Instagram, duke ndarë fotografi nga propozimi romantik i Barker.
“Përgjithmonë Travis Barker”, ka shkruar Kourtney në mbishkrimin e imazhit që ka ndarë me fansat.

Barker i ka propozuar në një hotel pranë plazhit në Montecito, Kaliforni. Muzikanti ka planifikuar një ambient të zbukuruar me lule në rërë para se të binte në gjunjë dhe t’i bënte pyetjen.
Kourtney ka tre fëmijë: Mason, 11, Penelope, 9 dhe Reign, 6, me ish-partnerin, Scott Disick.
Ndërsa, Barker ishte martuar më parë me Melissa Kennedy nga 2001 në 2002 dhe Shanna Moakler nga 2004 në 2008.
Kourtney më parë ka qenë i lidhur me Younes Bendjima dhe Luka Sabbat, ndërsa Barker është lidhur shkurt me Rita Orën në 2015./21Media

Back to top button