Fëmijët kosovarë trajtohet deri më 14 maj nga mjekët amerikanë dhe italianë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në sallat e Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë Invazive të Klinikës së Kardiologjisë, mjekët nga SHBA dhe Italia po trajtojnë fëmijët me keqformime të lindura të zemrës.

Këto intervenime po kryhen në kuadër të Organizatës Humanitare ”Gift of Life”, të asistuar nga mjekë vendorë.

”Misioni i radhës i GOL në Kosovë po zhvillohet nga data 7 maj 2022 dhe deri tash janë realizuar 9 operacione në zemër të hapur dhe 15 intervenime kardiologjike, gjersa, sipas planifikimit, sot do të kryhen edhe dy operime kardiokirurgjike dhe 3 ndërhyrje kardiologjike, për t’u përmbyllur zyrtarisht më 14 maj 2022”, thuhet në njoftim./21Media
Back to top button