Fëmijët në sheshet e Prishtinës festojnë Halloween-in

Kunguj të mëdhenj të ndriçuar nga brenda, skelete, figura hije, kostume të shumëllojta të çuditshme, fëmijë me maska dhe me shumë vizatime të ndryshme shihen nëpër sheshet e Prishtinës. Traditat për kremtimin e kësaj feste janë nga më të ndryshme, por ajo që organizohen më së shumti janë festivalet, e që këtë vit siç duket nuk është se po organizohen në kryeqytet.
Më të lumturit për këtë festë shihen se janë fëmijët të cilët sot kanë vendosur maska dhe vizatime.
Leonard Bajrami, shitës i maskave thotë se që nga mëngjesi i së dielës interesimi për blerjen e maskave ka qenë mjaftë i madh. Sipas tij, blerësit më të interesuar ishin fëmijët që nga mosha 15 vjeçare.
“Interesimi ka qenë dhe është i madh, më shumë për këto gjeneratat e reja, moshatarët e vjetër nuk blejnë shumë, gjeneratat e reja 20 vite, 15 vite”, ka shtuar ai.
Rega Pllana thotë se festën e Halloween-it e feston në mënyra të ndryshme, duke shpërndarë bonbone por edhe duke pikturuar.
“Dal edhe mbledhi bonbone, edhe i qoj te njerëzit dhe i shpërndaj ato. (Festa e Halloween-it) Më pëlqen shumë…Vizatoj ose shkoj diku, dalim nëpër lodra ose nëpër shesh”, ka thënë ajo.
Orges Bala këtë festë e feston me shoqëri.
“Kam dal për festën e Halloween-it, dal më shumë me shoqëri, kënaqem e shijoj ditën, blej maska dhe shkojë në Marigonë me shoqëri”, ka shtuar ai.
Kurse, Klea Berisha tregon se për Halloween ka dëshirë të dal në sheshet e Prishtinës.
“Sot kam dal me festu Halloween-in, për Halloween kam dëshirë me dal në shesh ose mundem me dal edhe në Albi, edhe me festu, të argëtohem dhe shumë gjëra të tjera”, ka thënë ai
Por ka edhe qytetarë që janë kundër festimit të kësaj feste. Sheremet Kushtica thotë se qytetarët po e marrim nga Evropa këtë traditë por se as fëmijët nuk duhet ta festojnë.
“Te ne nëse isha pyet unë nuk e kisha festua kurrë në jetë, sepse kjo festë nuk është, sidomos për muslimanë. Ky është gabimi më i madh se këtu Kosova 90% jemi muslimanq. S’ bon me u festu këtë festë, nuk e kisha festu kurrë se këta krejt festat e botës janë duke i marrë. Nuk bën as për fëmijë sepse edhe fëmija frikësohet, a po e sheh çfarë maska, krejt sikur me qenë të vdekur, nuk bën”, ka thënë ai.
Tashme Halloween më tepër përngjan me karnevalet se sa me zakonet e mëhershme. Që 600 vjet p.e.s populli kelt mirëpriste në këtë mënyre muajt e errët të dimrit duke u ndarë në të njëjtën kohë nga periudha e lulëzuar e verës. Druidët (lloj besimi) ja përkushtonin këtë natë Zotit të tyre të vdekjes, Samhain. Gojëdhëna thotë se ai i mblodhi shpirtrat e të vdekurve të 12 muajve të vitit të shkuar, pasi ata i kishin larë mëkatet e tyre dhe i dërgoi në parajsën e keltëve.

Back to top button