Ferati shpall fitoren: Ky është Istogu i Ibrahim Rugovës

Kandidati për kryetar të Komunës së Istogut nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati ka falënderuar qytetarët e Istogut përmes një postimi në Facebook.
“Ky është Istogu i Ibrahim Rugovës. Rrugëtuam bashkë, ecëm drejt, u bashkuam të gjithë për Istogun tonë – prandaj bashkarisht fituam! Nga sot ky qytet do jetë i të gjithëve e për të gjithë – pa dallim! Tani po festojmë bashkë, ju ftoj të gjithëve për festë në sheshin e qytetit!”, ka shkruar Ferati në Facebook.

Ilir Ferati mori 56.20% të votave në rundin e dytë të zgjedhjeve, ndërkaq kundërkandidati Bekë Berisha mori 43.80% të votave./21Media
 

Back to top button