Krasniqi e shpall fitoren e PDK-së në Prizren: Populli ia ka kthyer shpinën Kurtit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shpallur fitoren e në Prizren me kandidat Shaqir Totaj.
“Bazuar në këto rezultate, në emër të PDK-së dëshiroj të shpallë fitoren në Prizren.  Fituam në Prizren, fituam në Vushtrri, fituam në Kaçanik, fituam në Dragash, fituam në nëntë komuna të Kosovës. E ardhmja e qytetarëve tonë do të jetë në duar të sigurta, pas këtyre zgjedhjeve tashmë skena politike në Kosovë”, deklaroi ai.
Krasniqi tutje ka thënë se “populli i Kosovës ia ka kthyer shpinën Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, sepse populli i Kosovës ia ka kthyer shpinën e modelit të udhëheqjes nga një njeri”, ka thënë Krasniqi në një konferencë për media./21Media
Back to top button